Skuadra e Napolit ka vazhduar ecurinë fantastike në sezonin e ri në Serie A.
Klubi i Luciano Spallettit, Napoli ka mposhtur Fiorentinan në udhëtim me rezultatin 1:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Fiorentina kaloi fillimisht në epërsi me Martinez, por shifrat i barazoi Lozano.
Golin e fitores për ekipin e Napolit e shënoi mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani me kokë pas 50 minutave lojë.
Napoli pas 7 ndeshjeve ka 7 fitore në krye të tabelës me 21 pikë, kurse Fiorentina është në vendin e 5’të me 12 pikë.
/GazetaBlic Sport
???? – GOAL BY AMIR RRAHMANI ?
Amir Rrahmani scored this amazing goal to give the lead for @sscnapoli!
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) October 3, 2021


