Rritet për 82 % shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve
Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, respektivisht janar dhe shkurt shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve është rritur për 82 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë shitur 68,065 polica për sigurimin e sëmundjeve, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shitur 37,377 polica për sigurimin e sëmundjeve, e ku shihet një rritje prej 82 %.

63,152 polica TPL u shitën për dy muaj
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë shitur 63,152 polica TPL e brendshme, e nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjte të vitit paraprak shihet se shitja e policave gjatë muajit janar dhe shkurt 2023 është më e lartë për 4,8 % në raport me muajin janar dhe shkurt 2022, ku sipas të dhënave zyrtare në atë muaj janë shitur 60 mijë e 259 polica TPL e brendshme.

50,33 % RRITET PAGESA E DËMEVE
Vetëm gjatë muajit janar 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve
si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate kohore rekorde.
Edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pak se 13,496,882 euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica.
Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se muajt janar dhe shkurt të këtij viti kanë qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
RRITJE SHUMË E LARTË E PAGESËS SË DËMEVE
Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 29,621 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023.
Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pak se 53 %. “Numri i dëmeve të paguara gjatë muajve Janar dhe shkurt 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 3,208 dëme, duke arritur në 29,621, nga të cilat 29,561 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 60 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.
260 MILIONË PËR 5 VITE DËME TË PAGUARA
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro.
Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % e të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara.

BIEN PËR 13% DËMET PA SIGURIM
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë rënë për 13 % kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në Fondin e Kompensimit, pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 kanë qenë gjithsejtë 505 kërkesa për kompensim në Fondin e Kompensimin, derisa gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri i kërkesave për kompensim është 439.
Fushatat e shumta vetëdijsuese të organizuara nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), por edhe angazhimi maksimal i Policisë së Kosovës, tashmë kanë filluar të
japin edhe rezultate konkrete në uljen e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në vend. Në raport me vitet paraprake sivjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti vërehet një rënie e dukshme e kërkesave për kompensim të dëmeve në Fondin e Kompensimit, pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë rënë për 13 % kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në Fondin e Kompensimit, pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).
Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 kanë qenë gjithsej 505 kërkesa për kompensim në Fondin e Kompensimin, derisa gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri i kërkesave për kompensim është 439.
Në anën tjetër përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit thonë se viteve të fundit pa pasur fushata të mëdha sensibilizuese ku përmes tyre është arritur të ndalet trendi në rritje si ishte më parë i aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e
paregjistruara në vend.
MAZREKU: SYNOJMË TA ULIM NË ZERO NUMRIN E AUTOMJETEVE TË PAREGJISTRUARA
Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit thotë se gjatë muajve në vijim kanë për qëllim uljen në zero të automjeteve
të paregjistruara në vend. “ Nëse Bazoheme në statistika shihet se kërkesat për kompensim të dëmeve janë më të vogla për 13 %, kjo tregon më automatizëm që ka më pak automjete pa sigurim nëpër rrugët e Kosovës. Së bashku me organet policore ne do të punojnë që numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë të jetë zero, pra të mos ketë më aksidente të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara siç ndodh tash”, ka thënë drejtori Mazreku.
Më tutje sipas Mazrekut përpos që numri i automjeteve të paregjistruara në masë të madhe rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që sipas tij automjetet e paregjistruara janë edhe të pakontrolluara teknikisht, njëkohësisht ato shkaktojnë edhe dëme të mëdha financiare për kompanitë e sigurimeve të cilat në bazë të ligjit duhet të mbushin me para Fondin e Kompensimit.
Në anën tjetër siç ka raportuar Front Online, referuar të dhënave nga Polica e Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 janë shqiptuar 3,576 tiketa ndaj shofereve që janë hasur në komunikacion pa policë sigurimi, pra me afat të skaduar të regjistrimit.

“Nëse Bazohemi në statistika shihet se kërkesat për kompensim të dëmeve janë më të vogla për 13 %, kjo tregon më automatizëm që ka më pak automjete pa sigurim nëpër rrugët e Kosovës. Së bashku me organet policore ne do të punojnë që numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë të jetë zero, pra të mos ketë më
aksidente të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara siç ndodh tash”, KA THËNË DREJTORI BKS-SË SAMI MAZREKU.

LLOJET E SIGURIMIT
Ka lloje të ndryshme të sigurimit.
Njerëzit mund të sigurohen ndaj pothuajse çdo rreziku të mundshëm – me një çmim. Më poshtë janë katër llojet kryesore të sigurimit që shumica e njerëzve i konsiderojnë dhe rreziqet kryesore që janë duke u siguruar ndaj secilës prej tyre.
Sigurimi i jetës- mbulon sigurimin për vdekjen, sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar ose për vdekje të parakohshme, sigurimin e jetës me kthim të primeve.
Sigurimi i automjeteve – Sigurimi i pronësështë sigurim vullnetar dhe bëhet me dëshirë të të siguruarit. Këtu hyn prona personaledhe kolektive, e luajtshme dhe e paluajtshme.
Me sigurim ofrohet mbrojtja siguruese nga rreziqet të cilat i zgjedh i siguruari dhe të cilat shënohen në policë: zjarri, goditja e rrufesë, eksplodimi,stuhia, breshëri, rrëshqitja e tokës dhe shembja, vërshimi dhe rrëkeja, tërmeti, vjedhja me thyerje dhe thyerja e xhamave, etj.
Sigurimi shëndetësor- mbulon të ardhura fikse financiare nga paaftësia shëndetësore, përfitime me natyrë rimbursimi, si dhe
përfitimin e kombinuar. Në bazë të policës për sigurim shëndetësor ju po ashtu do të keni mbulesë për kontrolla preventive dhe specialistike, diagnostikim, analiza laboratorike, ndërhyrje kirurgjike, mjekim spitalor në klinikat private sipas zgjedhjes tuaj.
SI DEFINOHET SIGURIMI SHËNDETËSORE
Sigurimi nënkupton transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje pasurore dhe/ose jo pasurore nga i siguruari tek siguruesi, sipas një kontrate sigurimi.
Sigurimet janë një mënyrë apo metodë që njerëzit, bizneset dhe organizatat e përdorin për të transferuar rreziqe të caktuara tek siguruesi. Siguruesi i shet të siguruarit një premtim. Vlefshmëria e kontratës do të vërtetohet në të ardhmen.
ÇKA ËSHTË PRIMI (TARIFA) SIGURIMIT
Primi i sigurimit është çmimi i cili duhet të paguhet nga klienti kundrejt mbulesës siguruese që jepet nga kompania e sigurimit. Primi i sigurimit është kostoja e sigurimit tuaj. Primi i sigurimit ndonjëherë paguhet në baza vjetore, gjysmëvjetore ose shumica e kompanive sot lejojnë financimin mujor të primit.
SI E VENDOSIN KOMPANITË E SIGURIMIT MBI PRIMET
Kompanitë e sigurimit zakonisht përdorin personat e quajtur aktuarë për t’i ndihmuar ata në vendosjen e primeve. Aktuarët përdorin statistika të ngjarjeve të kaluara dhe probabilitetin e ngjarjeve të ardhshme për ta vlerësuar shkallën e kërkesave të ardhshme, duke përcaktuar kështu një prim që i lejon kompanisë t’i përmbushë këto kërkesa dhe prapë të ketë fitim.
ÇKA ËSHTË KONTRATA E SIGURIMIT
Kontrata e sigurimit është akti, nëpërmjet të cilit siguruesi merr përsipër rreziqe të caktuara, përkundrejt pagesës së primit, që me rastin e ndodhjes së ngjarjes së siguruar t’i paguajë të siguruarit, përfituesit apo palës së tretë dëmshpërblimin. Kontratat e sigurimit duhet t’i përmbushin kushtet e përcaktuara me Ligjin e BQK-së për Sigurimet dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, në fuqi.
ELEMENTET E KONTRATËS SË SIGURIMIT
Deklarimi: Emri i të siguruarit, adresa, kompania e sigurimit, risku i siguruar, shuma e sigurimit (limitet), zbritjet e mundshme, primi dhe kohëzgjatja.
Definicionet: Përcaktimi i termave dhe gjuhës së përdorur në policë. Marrëveshja e siguruar – Marrëveshja e kontraktuar
ndërmjet kompanisë dhe të siguruarit lidhur me rreziqet e mbuluara.
Përjashtimet – Përcakton se çka nuk mbulohet me kontratën e sigurimit.
Kushtet – përcakton kushtet, obligimet dhe rregullat që duhet respektuar.
Anekset – Forma shtesë të bashkëngjitura në policën e sigurimit të cilat mundësojnë modifikimin e policës/ kontratës në
kushte të ndryshme.
ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË BLENI POLICËN E SIGURIMIT?
Para se të nënshkruani një kontratë sigurimi, lexoni çdo pikë të kontratës me kujdes, këshillohuni me personat e autorizuar për kushtet të cilat i ofron polica e sigurimit dhe sigurohuni që e keni kuptuar qartë. Polica e sigurimit është dokument me të cilin përcaktohen të drejtat dhe obligimet në mes të
siguruesit dhe kontraktuesit të sigurimit. Njerëzit mund të sigurohen kundër pothuajse çdo rreziku të mundshëm – me një çmim.
SI TA PËRZGJEDH SIGURIMIN QË MË NEVOJITET?
Në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur, duhet t’i harmonizoni nevojat tuaja të tanishme dhe të ardhshme me buxhetin të cilin e keni në dispozicion, që nënkupton zgjedhjen e llojit të sigurimit që i përshtatet nevojave dhe mundësive tuaja;
Të përcaktoni afatin e mbulimit të policës së sigurimit. Kohëzgjatja e saj varet nga vullneti dhe mundësitë tuaja;
Të siguroheni që të ardhurat tuaja janë të mjaftueshme për pagesën e primit për të cilin jeni dakorduar me siguruesin;
Të informoheni se cilat rreziqe janë të mbuluara dhe cilat janë të përjashtuara nga polica juaj e sigurimit.

BIEN PËR 10 % AKS
Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës (PK) shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 në vendin tonë kanë ndodhur 2632 aksidente komunikacioni medëme, nga 2924 sa kishin ndodhur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
Nëse bëjmë një krahasim në mes të periudhave shihet se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i aksidenteve më lëndime është 6,18 % më i vogël në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti po vërehet një rënie e dukshme e aksidenteve me dëme materiale. Duke iu referuar të dhënave të Policisë së Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 në vendin tonë kanë ndodhur 2632 aksidente komunikacioni me dëme, nga 2924 sa kishin ndodhur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
23 TË VDEKUR NË AKSIDENTE KOMUNIKACIONI
Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 në Kosovë kanë ndodhur 18 aksidente fatale në komunikacion, nga 22 sa kishin ndodhur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Sivjet, gjatë tremujorit të parë të vitit sipas të dhënave të Policisë jetën e kanë humbur 23 qytetarë, nga 27 sa e kishin humbur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
Numri i qytetareve që kanë humbur jetën gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 14,81 % më i vogël në raport me tremujorin e parë të vitit paraprak, derisa numri i aksidenteve fatale është për 18,18 % më i vogël në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
2632 AKSIDENTE MË DËME
Sipas të dhënave të Policisë 2632 aksidente komunikacioni më dëme kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar-mars 2023, nga 2924 aksidente komunikacioni më dëme kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar-mars 2022. Nëse bëjmë një krahasim shihet se 9,99 % ka rënë numri i aksidenteve më dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022.
Nëse e shikojmë numrin total të aksidenteve në komunikacion sipas të dhënave të Policisë së Kosovë shihet se 4248 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në vendin gjatë periudhës janar-mars 2023, nga 4528 aksidente komunikacioni sa kishin ndodhur në vendin gjatë periudhës janar-mars 2022, ka raportuar Front Online. Nëse bëjmë një krahasim shihet se 6,18 % ka rënë numri i aksidenteve në komunikacion gjatë periudhës janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022.
1598 AKSIDENTE ME LËNDIME
Referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës shihet se 1598 aksidente me lëndime kanë ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës janar-mars 2023, nga 1582 aksidente me lëndime sa ishin në vendin tonë gjatë periudhës janar-mars 2022. Bërë një krahasim del se 1,01% është rritur numri i aksidenteve më lëndime në Kosovë gjatë periudhë janarmars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022. Gjatë këtyre aksidenteve 3114 qytetarë janë lënduar në aksidente komunikacioni gjatë periudhës janar-mars 2023, deri sa 2987 qytetarë ishin lënduar në aksidente komunikacioni gjatë periudhës janar-mars 2022. 4,25 % është rritur numri i qytetareve të lënduar në aksidente komunikacioni gjatë periudhës janar-mars 2023 në raport me periudhën janar-mars 2022.

AKSIDENTET ME DËME


DREJTORI MAZREKU NDAU MIRËNJOHJE PËR GUVERNATORIN MEHMETI

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku të martën ia ka ndarë një mirënjohje guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) z.Fehmi Mehmeti, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë pesë viteve të fundit Banka Qendrore e Kosovës një herë më Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe më pas me Byronë Kosovare të Sigurimit.Drejtori Mazreku gjatë ndarjes së mirënjohjen, në emër të drejtorëve të kompanive të sigurimit, por edhe në emër të aksionarëve ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për angazhimin që ka pasur ky në reformimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve.
Mazreku më tutje ka thënë se gjatë marrjes së mandatit të guvernatorit tregu i sigurimeve ishte ne gjendje krejtësisht tjetër, derisa në përfundim të mandatit tregu i sigurimeve në vend është i njëjtë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane.
MEHMETI: JAM KRENAR PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT TË SIGURIMEVE

Në përfundim të mandatit 5 vjeçar, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se me gjithë vështirësitë me të cilat janë ballafaquar si institucion, BQK-ja ka arritur të zbatojë obektivat e saj. “Unë personalisht si guvernator jam i lumtur dhe krenar t’ju informojë se gjatë pesë viteve të fundit Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka arritur të zbatojë objektivat e saj, duke siguruar një sistem financiar të qëndrueshëm, e sidomos vitet e fundit, arriti të përballojë me sukses krizat e shkaktuara nga pandemia Covid 19, e tani edhe nga agresioni rus në Ukrainë, por edhe të jetë një nga shtyllat kryesore të mbështetjes për bizneset dhe individët, dhe me këtë edhe të ekonomisë së vendit”, tha ai. Guvernatori foli edhe për zhvillimin e sektorit të sigurimeve. Sipas tij për zhvillimin e këtij sektori është krenar që ka ndryshuar shumë pozitivisht. “Andaj, nëse ka ndonjë gjë për të cilën ndihem krenar, është pikërisht zgjidhja e problemit të sektorit të sigurimeve dhe marrja e masave për përmirësimin dhe pajtueshmërisë së këtij sektori me kërkesat ligjore, duke marrë parasysh se që nga themelimi dhe funksionimi i tij, nuk është marrë askush me këtë sektor dhe zgjidhjen e pajtueshmërisë së tyre me kërkesat ligjore”, tha Mehmeti. Sipas tij sektori financiar në vend ka pasur stabilitet.
“Sektori bankar në Kosovë gjatë kësaj periudhe ka shënuar rritje të vazhdueshme si në numrin e institucioneve e njëkohësisht edhe në rritje të aktivitetit të këtij sektori.
Nga dhjetë banka sa ishin në fund vitit 2018 deri në tetor të vitit 2022, ky numër u rrit në dymbëdhjetë duke ju shtuar edhe dy institucione Financiare me aktivitet bankar,” tha ai, raporton RTKlive. Sipas tij sektori bankar përgjatë periudhës 2018 – tetor 2022 ka shënuar rritje të aseteve prej 2.6
miliardë euro ose 61.6 përqind. “Vlera totale e aseteve në fund të vitit 2022 ishte 6.76 miliardë euro, nga 4.18 miliardë si ishin në fund të vitit 2018. Rritja e aseteve të sektorit bankar rezultoi edhe me rritjen e portofolit kreditor që në dhjetor të vitit 2022 arriti vlerën prej 4.35 miliardë eurove, nga 2.75 miliardë sa ishin në vitin 2018. Në kontekstin kohor 2018 – 2022, niveli i kredive aktive u rritën për 1.6 miliardë, ose rritje prej 57.9 përqind gjatë këtyre pesë viteve.
Rritja e theksuar e kredive nuk ka ndikuar në rritjen e kredive joperformuese, që në fund të vitit 2022 niveli i kredive joperformuese ishte 2 përqind, i krahasueshëm me sistemet bankare të Bashkimit Evropian”, tha ai. Duke shtuar se kreditë vazhdojnë të jenë zëri kryesor bilancor në kuadër të aseteve të bankave me një pjesëmarrje prej 64.3 përqind në dhjetor 2022. “Rritja e kredive është mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave ku në dhjetor 2022 niveli i gjithsej depozitave ishte 5.55 miliardë euro, rritje për 2.19 miliardë euro apo 65.1 përqind në horizontin kohor 2022 krahasuar me 2018”, tha ai.



