Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka folur për mundësitë e koalicioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke thënë se sipas tij, bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është i mundshëm.
Në një intervistë për GazetaBlic, Gega tha se vendimet për koalicionet do t’i takojnë kryesisë së partisë, por ai personalisht nuk e sheh të arsyeshme një bashkëqeverisje me LVV-në.
Sipas tij, LVV nuk ka treguar kulturë bashkëpunimi dhe nuk është e interesuar për stabilitet institucional.
Gega thekson se në 7 vitet e fundit është parë mungesë e vullnetit për bashkëpunim dhe stabilitet institucional, gjë që sipas tij e bën të vështirë çdo koalicion me LVV-në.
“Unë besoj ato do të jenë vendime të kryetarit të partisë edhe të kryesisë, mirëpo unë mendoj që me Lëvizjen Vetëvendosje nuk duhet me bë koalicion janë partitë opozitare. Nuk ka tregu natyrë të bashkëpunimit, unë mendoj që ata njerëz nuk janë bashkëpunues dhe nuk janë të interesuar me pas zgjidhje dhe stabilitet institucional. E kem pa kryeminstrin që ka thënë nëse si marr 80 deputet prap duhet me shku në zgjedhje që unë mendoj që është deklarata më palidhje që mundet me dhënë një burrë shtetas. Sa janë me i besu ata që janë të interesum për qeverisje stabile dhe zgjidhje afatgjate. Qysh është pa që 7 vitet e fundit ai nuk është i interesum që me pas institucione stabile Kosova”, përfundoi Gega për GazetaBlic.


