Showtime

Era lanson këngën e re, pritet ta pushtoj tregun ndërkombëtarë, duket yll si gjithmonë!

07/19/2024 16:49
nga:Sh R

Artistja e famshme shqiptare Era Istrefi ka publikuar një projekt të ri.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kënga me titullin “Heat” është lansuar sot, e cila erdhi e bashkangjitur edhe me videoklip.

Në videoklipin e këngës, ajo shfaqet në një pamje tërheqëse, duke shfaqur jo vetëm talentin e saj muzikor, por edhe fizikun e saj mbresëlënës.

Me këtë këngë, Era vazhdon të konfirmojë pozitën e saj si një nga artistet më të rëndësishme dhe më të respektuara në skenën muzikore shqiptare.

Fansat e saj gjithmonë janë duke pritur me padurim për projekte të tjera të mahnitshme artistike.

E njohur për zërin e saj unik dhe stilin e saj të veçantë, Era ka arritur që me artin e saj të shtrijë ndikimin edhe në arenën ndërkombëtare.