Lajme

Vlora Çitaku: Pse nuk po fillon mësimi? – Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e kryeministrit

09/12/2022 10:54
nga:N M

Nënkryetarja e parë e partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sërish për grevën në Arsim, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se për krejt këtë situatë fajin, sipas saj e ka kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Çitaku ka thënë se assesi nuk duhet pyetur se a duhet të fillojë procesi mësimor e që për këtë ka thënë nënkryetarja e PDK, përgjigjia është te shefi i ekzekutivit.

Reagimi i plotë:

Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social.