Lajme

659 mijë e 593 qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat

10/16/2021 07:21
nga:M K

659 mijë e 593 qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat në vendin tonë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme përmes kommunikatave të zakonshme, përcjell GazetaBlic.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 6 mijë e 411 kosovarë, duke e dërguar kështu në 1 milion e 489 mijë e 678, numrin e vaksinave të shpërndara që nga fillimi i procesit.

Kurse, 830 mijë e 085 kosovarë tashmë kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës. Kujtojmë ndërkaq, se për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër, siç e ka konfirmuar KQZ-ja, votuesve nuk do t’u kërkohet kartoni i vaksinimit.

/GazetaBlic/