Lajme

Orav telefonatë me Hovenier, flasin për situatën politike në Kosovë

09/17/2024 10:47
nga:Sh R

Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një telefonatë me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka njoftuar se me Hovenier kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, përfshirë edhe fushën e sigurisë.

“Një telefonatë shumë e dobishme me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Diskutuam për situatën aktuale politike dhe të sigurisë dhe ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka shkruar Orav në “X”.