654 mijë e 325 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme të orës 15:00, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, ajo që është vërejtur ditëve të fundit, numri i vaksinave të shpërndara ka rënë, kjo siç thuhet për shkak të mosinteresimit.
Tashmë, është raportuar se fundjavave më nuk do të ketë vaksinime, pasi plani i MSH-së ishte që ky aksion të mbyllej pas pesë javëve, teksa një arsye shtesë është edhe fluksi i vogël i të interesuarve.
/GazetaBlic/