Lajme

63-vjeçarja humb jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë

12/10/2024 13:23
nga:Sh R

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Mësohet se një person i moshës 43-vjeçare, i cili ishte duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 63-vjeçare, e cila si pasojë e përplasjes dhe për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital, shkruan Abcnews.al.

“Ndërkohë lidhur me drejtuesin e automjetit, policia njofton se po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.