Lajme

62 vjet nga lindja e “Pushkës së Parë të Lirisë” – Zahir Pajazitit

11/01/2024 09:23
nga:N K

Po të merrte frymë ende, heroi Zahir Pajaziti sot do t’i mbushte 62 vjet jetë.

“Pushka e Parë e Lirisë” lindi më 1 nëntor të 1962-tës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997.

Në 11-vjetorin e rënies së tij, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.

Zahiri ishte njëri nga komandantët e parë të UÇK-së, ndërsa vendlindja e tij është fshati Orllan i Podujevës.

Pajaziti dëshmor ra në Pestovë të Vushtrrisë, bashkë me Edmond Hoxhën e Hakif Zejnullahun.