Lajme

62-shi i PDK-së, Arbiana Xhemajli: Po garoj për një Kosovë më të fortë dhe të ndritur për fëmijët tanë!

02/06/2025 18:26
nga:Genita C

Arbiana Xhemajli, kandidate e PDK-së për deputete me numrin 62, ka ndarë me ndjekësit e saj rrugëtimin e saj politik dhe profesional, duke theksuar se është rritur në Viti dhe ka përjetuar sakrificat e kohës, raporton GazetaBlic.

Ajo u angazhua aktivisht në politikë gjatë periudhës së presidentit Hashim Thaçi dhe ndërtoi një karrierë të suksesshme në sektorin shëndetësor dhe farmaceutik.

Xhemajli shprehu vendosmërinë e saj për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe fëmijët e saj, duke theksuar se garon për një Kosovë më të mirë dhe se Kosova mundet më mirë me listën dhe kandidatët e duhur.

“E lindur dhe e rritur në viti, me shokët tanë kaluam bashkë dhimbjet e sakrificat që i barti koha. Në Kosovën e lirë, në rini fillova aktivitetin politik, me krenarinë më të madhe isha aktive në kohën e liderit të luftës dhe paqes, presidentit Hashim THaçi. Me punë e mbështetje nga familja, u shkollova dhe ndërtova një karrierë në sektorin shëndetësor dhe farmaceutik. Tani po garoj në këto zgjedhje për një Kosovë ma të mirë, për një jetë më të mirë për fëmijët tanë”, thotë Xhemajli.

“Për listën ma të mirë me kandidatin ma të mirë për kryeministër, Kosova mundet ma mirë! 🤟🏻”, thuhet tutje në videon e saj që ka ndarë për ndjekësit.