Lajme

62 aksidente dhe mbi 700 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Ferizajit

12/30/2024 09:38
nga:N K

Për një javë në rajonin e Ferizajit janë shqiptuar 791 gjoba trafiku, dhe janë hequr katër patentë shofër.

Po ashtu, përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente trafiku.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 23-29/12/2024 ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  4 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim, përcjell GazetaBlic.

Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente, prej tyre :

Aksidente me lëndime, 19;

Persona të lënduar, 27;

Aksidente me dëme materiale, 43.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.