Lajme

61-vjeçari zhduket nga dita e enjte, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

07/01/2024 22:41
nga:G B

Një 61-vjeçar është shpallur i zhdukur nga dita e enjte.

Bëhet fjalë për Xhemajl Beluli, i cili jeton në lagjen “Qenar Qeshme”.

Për gjetjen e tij ndihmë kanë kërkuar familjarët.

Rasti është raportuar edhe në polici.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi rajonal Ismet Hashani.

“Jemi duke punuar intensivisht për gjetjen e tij. Po i grumbullojmë informacionet nga terreni, nga pamjet e kamerave, nga kontaktet me njerëzit e ndryshëm që potencialisht kanë kontaktuar me të”, tha Hashani për Klankosova.

Familja i ka publikuar numrat e telefonit në rrjete sociale:

045/ 394-125;

049/ 580 – 563.

Ata lusin të gjithë që kanë informacione për vendodhjen e burrit që t’i kontaktojnë në këto numra të telefonit.