Shtetasi shqiptar, Skënder Halili, është arrestuar nga Policia e Miamit, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur në pishinë.
Siç raportojnë mediat e huaja, incidenti ka ndodhur në pishinën e Villa Laguna në kompleksin Sole Mia, ku Halili dyshohet se teksa po notonte në pishinë, me qëllim notoi në drejtim të të miturës dhe e kapi për këmbësh.
Raportet thonë se viktima ka deklaruar para oficerëve policorë se teksa po lunate me lodra zhytjeje, Halili po pozicionohej pranë saj qëllimisht për ta kapur atë.
Policia njoftoi se Halili e ka kapur 10-vvjeçaren për beli dhe e ka vendosur në prehrin e tij, teksa kanë ndarë detajet se i njëjti e ka kapur për vithesh mbi pjesën e poshtme të rrobave të saj të banjës.
“Më vonë, rreth orës 3 pasdite, policia tha se Halili shkoi drejt lodrave dhe “me qëllim kapi këmbën e viktimës nga poshtë në përpjekje për të prekur vaginën e viktimës mbi rrobat e saj të banjës,” por vajza arriti të notonte larg”, raporton Local 10.
Një dëshmitar që notonte nën ujë me syze “mund të shihte Halilin duke kapur këmbën e viktimës nga poshtë në përpjekje për të kapur vaginën e viktimës mbi rrobat e saj,” thotë Policia në raportin e arrestimit.
“Dëshmitari gjithashtu deklaroi se vëzhgoi të pandehurin qëllimisht duke kapur vithet e viktimës mbi rrobat e saj të banjës në atë kohë” njoftoi Policia.
Raportet nuk specifikojnë kush thirri policinë, por autoritetet thanë se Halili ishte ende në pishinë kur ata arritën në vendngjarje.
Gjatë një interviste në stacionin e policisë së North Miami-t, autoritetet thanë se Halili, përmes një përkthyesi shqiptar, i tha policisë se ai “‘mund ta ketë prekur’ atë gjatë notimit, por tregoi se ishte aksidentale nëse e kishte bërë”.
Sipas policisë, Halili fillimisht tha se kurrë nuk kishte folur me vajzën, por më vonë tha “se do t’i tregonte asaj se ku ishin lodrat e pishinës me të cilat ajo po luante dhe do të notonte mbi to në atë kohë.”
Raportet tregojnë se kamerat e vëzhgimit kapën “shumë ndërveprime” midis të dyve, por thanë se prekjet ndodhën nën ujë dhe nuk ishin “specifikisht të dukshme.”
Policia gjithashtu tha se natën e mëparshme, vajza raportoi se Halili “e shtyu” atë për këmbë gjatë notimit, por besonte se ky ishte i vetmi incident i paqëllimshëm nga të tre.
Policia arrestoi Halilin me akuza për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm ndaj një fëmije 10 vjeç.