Sporti

60 raste kundër Real Madridit në VAR

09/30/2024 17:52
nga:Lorik J

Real Madridi është bërë skuadra e parë që nga prezantimi i VAR që ka mbi 60 veprime që do t’i kishin përfituar nëse teknologjia nuk do të kishte ekzistuar, raporton Fran Martinez.

Kjo do të thotë se ka pasur më shumë se 60 raste kur vendimi i një arbitri në fushë favorizoi Real Madridin përpara se VAR të ndërhynte dhe të merrte një vendim tjetër.

VAR u prezantua në La Liga gjatë sezonit 2018/19. Duke filluar nga ky sezon, ekziston gjithashtu një teknologji gjysmë e automatizuar jashtë loje në ligë, e cila i ndihmon gjyqtarët të identifikojnë më mirë pozicionin jashtë loje të një lojtari.

/GazetaBlic Sport