Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Blic.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për Gazeta Blic se në aksidente janë përfshirë nga 3 vetura, derisa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Janë raportuar dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë nga tri automjete në të dy aksidentet. Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastet”, ka thënë Kelani./Gazeta Blic/


