Sporti

6 skuadra shqiptare mbeten në kualifikimet e Conference League, një në Ligën e Kampionëve

07/15/2022 08:22
nga:Mergim Rreci

Ndeshjet e të enjtes në Ligën e Konferencës kanë përcaktuar rrugëtimin për skuadrat që vazhdojnë më tej në Evropë e ato që i japin lamtumirën që në turin e parë turneut.

Në garë tashmë mbeten 6 skuadra shqiptare me Tiranën, Laçin e Vllazninë që përfaqësojnë Kategorinë Superiore, Ballkanin e Dritën nga Superliga e Kosovës si dhe Shkëndijën e Tetovës.

Shkupi në anën tjetër ka kaluar raundin e parë në Ligën e Kampionëve dhe në raundin e dytë do të përballet me Dinamo Zagreb.

Rrugëtimi për disa prej tyre bëhet shumë më i vështirë, pasi në garë kanë hyrë disa nga emrat e mëdhenj që duan të ecin sa më shumë në këtë turne.