Sporti

6 mungesat e mëdha të Shqipërisë për ndeshjen hapëse ndaj Polonisë

03/21/2023 15:31
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë ka një rrugë të re, një tjetër qëllim të madh dhe një ëndërr tjetër të bukur për t’a përsëritur.

Faza kualifikuese për ‘Euro 2024’ po fillon dhe kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit para ndeshjes hapëse ndaj Polonisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Një trajner i ri, një skuadër e mbushur me motiv, forcë dhe talent, kërkon që me ndihmën e tifozëve të ‘zjarrtë’ në tribuna, të përsëris suksesin e ‘Francë 2016’.

Megjithatë, tek kuqezinjtë problemi i vetëm qëndron tek fakti i mungesave të mëdha që nga reparti i mbrojtjes e deri në sulm.

Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Kastriot Dermaku, Adrian Bajrami, Keidi Bare dhe Armando Broja janë mungesat shumë të rëndësishme në formacion.

/GazetaBlic Sport/