Showtime

6 muaj pa nënën, Robert Berisha me mesazh emocionues për ata që kanë akoma prindërit

07/01/2021 13:22
nga:Genita C

Në janar të këtij viti Robert Berisha ka humbur nënën e tij pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

6 muaj pasi nëna e tij, Teuta Berisha ka ndërruar jetë Roberti ka prekur me një postim në rrjetet sociale.

Artisti ka publikuar një pjesë të interpretimit të Sabri Fejzullahut në emisionin e tij ‘’Robi plaket kur don vet’’, të këngës ‘’Pse sthashë të du’’.

‘’Pse s’te thash të du sa ishte ktu’’ është një pjesë nga kënga përmes së cilës Roberti jep një mesazh për të gjithë ata që kanë fatin të kenë akoma prindërit.

‘’Mos e leni mu bo vonë shpreheni dashninë, tregoni sa i doni’’, ka shkruar këngëtari sipër videos duke emocionuar ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.