Mbrojtësi në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani, është shpallur fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Torino , i është dhënë një dënim me gjashtë muaj me kusht dhe i është hequr patenta.
Italiani do të detyrohet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh për autoritetet në Torino, transmeton GazetaBlic Sport.
Incidenti ndodhi më 21 korrik 2023 kur Rugani u përfshi në një aksident automobilistik me Maserati-n e tij pak jashtë qytetit.
Kur iu nënshtrua një testi standard të analizës së ajrit, rezultati ishte 1,56 gram për litër, tre herë mbi kufirin ligjor prej 0,5 g/l.
/GazetaBlic Sport/


