Në bregdetin e Jonit, hoteli “6 Milje” është shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit në jug të Shqipërisë, duke ofruar shërbim cilësor dhe standarde evropiane për pushuesit vendas dhe të huaj.
Pronari Selver Xhelili thotë se investimi në këtë sektor nisi nga besimi në potencialin turistik të jugut.
“Kam parë se Ksamili, Saranda dhe jugu i Shqipërisë kanë një mikpritje të jashtëzakonshme dhe një të ardhme shumë të ndritur në turizëm”, u shpreh ai.
Hoteli 6 Milje, i cili është pjesë e investimeve të tij, ka një kapacitet prej rreth 130 personash dhe është i certifikuar me katër yje sipas standardeve evropiane.
“6 Milje është një hotel me standarde evropiane dhe ndër më të mirët në jug të Shqipërisë. Çmimet tona janë të arsyeshme dhe në përputhje me cilësinë e shërbimeve që ofrojmë”, tha Xhelili.
Ai shton se mysafirët nga diaspora shqiptare dhe turistët e huaj kanë qenë mbështetje e rëndësishme ndër vite.
“Kemi klientë nga Zvicra, Gjermania, Franca dhe shumë vende të tjera. Shumica janë shqiptarë të mërgatës që rikthehen çdo vit”, theksoi ai.
Sipas Xhelilit, mikpritja mbetet elementi kryesor i suksesit të hotelit.
“Për ne numër një është mikpritja. Çdo mysafir duhet të ndihet i vlerësuar dhe të largohet i kënaqur”, përfundoi ai.
Intervista e plotë:


