Lajme

6 mijë e 382 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

12/06/2021 08:18
nga:Q R

Aktualisht në Shqipëri janë 6 mijë e 382 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 328 raste pozitive nga 1 mijë e 796 testime të kryera.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe 383 persona janë shëruar nga virusi COVID-19 në Shqipëri.

Orë policore, kufizim i orarit të gastronomisë e dëshmi të vaksinimit – të gjitha masat që hyjnë në fuqi sot