Sporti

6-1/ Serena Williams shkëlqen në setin e dytë dhe barazon gjithçka ndaj Tan

06/28/2022 22:21
nga:L J

Tenistja amerikane, Serena Williams ka shëlqyer në setin e dytë ndaj francezes, Harmony Tan.

Williams pasi humbi setin e parë, u rikthye fuqishëm në të dytin duke fituar me rezultatin e thellë 6-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Serena Williams ishte e pandalshme dhe tregoi formë shumë të lartë në këtë set, pavarësisht mungesës së gjatë.

Seti i parë përfundoi me rezultatin  5-7 në favor të Tan, kurse i dyti 6-1 për Williams.

Pas pak minutave pushim do të startojë edhe seti i tretë.

/GazetaBlic Sport