Showtime

Ndërroi jetë aktori i njohur shqiptar

01/24/2022 11:07
nga:Donika Fetahu

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit, Arben Shaka.

Prirjet e tij ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore, duke bërë bashkë filmin dhe cirkun.

Ai ka kaluar plot 33 vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë. Ndër filmat ku luajtur “Cirku në fshat”, “Perse bie kjo daulle”, “Odiseja e tifozëve”.

Arben Shaka e filloi karrierën artistike në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” dhe në moshën 17-vjeçare nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.