Përgjatë kësaj jave, që nga e hëna (24-28 korrik), në rajonin e Prishtinës janë realizuar 58 urdhëresa, në lokacione të ndryshme, ku 27 urdhëresa kanë qenë vepra penale, dhe janë arrestuar 23 persona, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave policore, disa persona janë dënuar me burgim, ndërsa personat që janë gjobitur, janë liruar pasi që i kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.


