Lajme

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

12/13/2025 10:28
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1546 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 23 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.