Galatasaray mposti Ajaxin 3-0 në Ligën e Kampionëve, me Victor Osimhen që shënoi një “hat-trick”, me dy golat që erdhën nga penalltitë, për ta çuar sulmuesin në krye të listës së golashënuesve me gjashtë gola, një më shumë se Harry Kane dhe Kylian Mbappe.
Të gjitha golat erdhën në pjesën e dytë, me Osimhen që shënoi nga një goditje dënimi në minutën e 59-të dhe më pas shënoi nga pika e bardhë në minutat e 66-të dhe të 78-të.
Të dyja penalltitë u dhanë për lojë me dorë nga skuadra vendase, kurse u konkretizuan me gol nga Osimhen, i cili po kalon në një sezon të jashtëzkaonshëm.
/GazetaBlic Sport/


