Reali i jep një shuplakë të fortë Valencias në “Santiago Bernabeu”, në këtë javë të 13-të t La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 5-1 në ritmin e Sambas.
Brazilianët Vinicius Junior dhe Rodrygo realizuan nga një dygolësh, ndërsa Carvajal shënoi të parin, që zhbllokoi sfidën. Pak para se të mbyllej koha e rregullt, Valencia shënoi golin e nderit.
Reali me këtë fitore ruan vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Girona kryesuese, surpriza e deritanishme e La Ligas.


