Vazhdon rritja e numrit të rasteve aktive me koronavirus.
Ani pse javë më parë ky numër shënonte dyshifror, sot për sot kap shifrën 5493, kjo si shkak i rekordeve negative të shënuara ditëve të fundit, ku numri i të infektuarve po kalon njëmijëshin, përcjell GazetaBlic.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1128, nga 7424 testime, që kthyer në përqindje i bie 15% të numrit total të testimeve.
Më poshtë edhe raporti i plotë i 24 orëve të fundit, ndërsa IKSHPK-ja vazhdon me thirrjet “pro-vaksinim”.
/GazetaBlic/


