Lajme

530 mijë e 959 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

10/01/2021 07:09
nga:M K

530 mijë e 959 kosovarë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka dhënë detaje se vetëm në 24 orët e fundit vaksinën e kanë pranuar 15 mijë e 910 qytetarë, për ta dërguar kështu në 1 milion e 328 mijë e 825 numrin e dozave të administruara në total, përcjell GazetaBlic.

Në anën tjetër, përgjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe katër viktima e 45 raste të reja.

Ajo që ia vlen të përmendet gjithashtu është se numri i rasteve aktive tashmë është nën tre mijë, teksa shpresojmë që i njëjti vazhdimisht të shënojë rënie.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/