Lajme

“52 nuk janë 61”/ Mustafa: Dje Kosova kuptoi se VV i ka vetëm 52 vota

04/16/2025 09:21
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se 52 nuk janë 61, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dje Kosova e kuptoi se VV i ka vetëm 52 vota, që nuk mjaftojnë as për aprovim të një raporti 1 faqe, lëre më për aprovimin e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit, e aq më pak kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

52 nuk janë 61.

Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë.

52 nuk janë 61.