Ministria e Shëndetësisë, në raportin 24-orësh bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 12 mijë e 666 persona, nga të cilët 2 mijë e 279 rezultuan pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tetë viktima nga COVID-19.
Sa i përket grup-moshave, në rastet e reja edhe këtë herë të rinjtë janë me numrin më të madh me COVID-19.
Gjithshej 507 raste të reja u shënuan nga grup-mosha (20-29 vjeç).
Shqetësuese mbetet edhe rritja e infektimeve te fëmijët, vetëm brenda një dite u infektuan 52 fëmijë nga mosha 0 deri në 9 vjeç.
Ndërsa, u infektuan 265 persona nga mosha 10 deri në 19 vjeç.