513 mijë e 544 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me të dyja dozat.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë administruar 15 mijë e 617 vaksina, duke e dërguar në 1 milion, e 299 mijë e 482 numrin total të vaksinave të shpërndara në vendin tonë që nga fillimi, përcjell GazetaBlic.
Në anën tjetër, sa i përket rasteve të reja e viktimave, përgjatë kësaj kohe janë regjistruar 68 raste e 8 viktima.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/