Lajme

5,118 raste aktive me virusin korona në Kosovë

01/18/2022 07:15
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,118.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19

Ministrja gjermane për Evropë viziton sot Tiranën