Lajme

500 persona të vaksinuar në Kamenicë

04/24/2021 15:55
nga:M K

Në komunën e Kamenicës deri më tani janë vaksinuar 500 të moshuar dhe staf shëndetësorë. Kjo komunë ka pasur në dispozicion 580 doza të vaksinës, ndërkohë që gjatë së hënës dhe t martës pritet të vijohet me pjesën e mbetur të vaksinave.

Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti thotë për KosovaPress se që nga fillimi kanë qenë duke u përgatitur me identifikimin e stafit shëndetësor që kanë shprehur vullnetin për marrjes e vaksinës “AstraZeneca”.

“Deri më tani na kanë arritur 580 vaksina. Ndërkaq vetëm 500 janë vaksinuar. 80 të tjerat do të vazhdojmë gjatë ditës së hënë dhe të martë… fillimisht është vaksinuar stafi shëndetësor dhe më pastaj është vazhduar edhe me personat e moshuar. Tash çfarë kanë mbetur nga personat e moshuar, varësisht prej numrave të caktuar nga qeveria, do te fillojmë vaksinimin këtë te hënë dhe të martë”, thotë Rashiti.

Ajo shton se numri i rasteve ka filluar të bie, ndërkohë që flet për numrin e rasteve në shkolla. Rashiti nuk ka dashur të komentojë vendimin e MAShTI-t në lidhje me organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Kamenicës.

“Në shkolla kemi vetëm tetë raste aktive, prej tyre janë katër prej stafit arsimor dhe katër nxënës. Ndërkaq në nivelin e përgjithshëm kemi 54 raste aktive”, shton ajo.

Në komunën e Kamenicës deri më tani kanë vdekur 64 persona, të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë që kanë qenë 1535 të infektuar, ndërsa 54 janë tani raste aktive.

LEXO EDHE:

“Llepota” është arrestuar në Barcelonë nga autoritetet spanjolle në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet ekstradimi i tij