Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar ashpër strategjinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e shkurtit.
Gashi ka thënë se kjo strategji e VV-së shpërfaq arrogancën dhe mendjemadhësinë e tyre.
“Kjo është mendjemadhësi. Është arrogancë dhe mungesë respekti për votuesin”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Gashi ka thënë se Kurti i sheh qytetarët vetëm si numra.