Lajme

500 euro gjobë dhe ndalim – vozitje për një vit, policia ndalon shoferin e dehur

08/29/2022 13:39
nga:N M

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia ka identifikuar shoferin i cili ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Policia njofton se pas matjes me alkooltest shoferi ka rezultuar me sasinë prej 2.14 promila të alkoolit në gjak.

I njëjti është gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe për 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Kjo është tabela që do ta shohin qytetarët që hyjnë në Serbi me letërnjoftime