Lajme

50 të arrestuarit dërgohen në objektin e IPK-së

03/14/2022 09:56
nga:Q R

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën, çoi në pranga 50 të dyshuar për korrupsion, shumica prej tyre zyrtarë të Policisë dhe dy doganierë.

Burimet e mediumit tregojnë se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Të njëjtit do të dërgohen në objektin e Inspektoratit Policor në Prishtinë, në ora 10:00.

50 të arrestuarit siç mëson mediumi online Paparaci, do të dalin para Gjykatës, në Departamentin Special.

Paparaci po ashtu raportoi se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy togerët, Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare te Qafa e Prushit dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare në Qafë Morine.

Aksion i madh ndaj policëve nën dyshimin për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës