Lajme

50 refugjatë afganë largohen nga Kosova, 50 të tjerë vijnë në Kosovë

11/18/2021 10:31
nga:Gazeta Blic

Pesëdhjetë refugjatë nga Afganistani kanë arritur në orët e parë të mëngjesit në Kosovë, përmes aeroportit të Prishtinës adem Jashari.

Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic, brenda minsitrisë së Punëve të Brenendshme.

Sipas këtyre burimeve, po kaq në numër refugjatë afganë kanë lëshuar Kosovën, duke udhëtuar në disa vende ku ata kanë preferuar të jetojnë.

“Po është e vërtet 50 refugjatë afganë kanë lëshuar Kosovën duek udhëtuar në vendet ku ata kanë shprehru dëshirën të jetojnë. Vendet e tyre të prefuaur për të jetuar janë Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanada”, ka thënë ky burim i gazetës brenda Minsitrisë së Punëvë të Brendshme.

Pesëdhjetë afganët e ardhur mbrëmë tashmë janë sistemuar dhe pas disa procedurave ata së shpejti pritet të largohen nga Kosova.

Refugjatët e parë afganë kanë ardhur në Kosovë në muajin gusht të këtij viti, të cilët ishin evakuar nga amerikanët në Afganistan dhe numri i tyre ka qenë 100 sosh, që të parët kishin shkelur në vendin tonë.

Pritjen e tyre e kishin bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së Kosovës dhe të ambasadës amerikane në Kosovë.

Gazeta Blic