Agjencia e Statistikave të Kosovës ditën e sotme ka publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë.
Sipas këtyre të dhënave, ASK-ja bën të ditur se janë 50 banorë që në Kosovë kanë moshën mbi 100 vjeç.
Nga këta 50, 41 janë gra dhe 9 prej tyre janë burra.
Ndërsa, janë 15 persona që kanë moshën 99-vjeç, ku 13 prej tyre janë gra dhe 2 burra.