Drejtoresha e shkollës “Dëshmorët e Kombit” Kamenicë, Misrete Hoxha, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është shkaku që kjo shkollë ka më pak nxënës.
“Në shkollën tonë ka rënie të numrit të nxënësve, por nuk është problemi i liberalizimit të vizave”, tha Hoxha.
Hoxha thotë se shkolla që ajo drejton, këtë vit ka 50 nxënës më pak se vitin e kaluar.
“Në këtë vit ne kemi 50 nxënës më pak se vitin e kaluar “, tha Hoxha për Gazetën Blic.
Ndërsa e pyetur për numrin e lëshimit të fletëkalimeve për kalim të mësimit nëpër vende Evropiane dhe mbrenda Kosovës Hoxha tha se :”Fletëkalime për kalimin e mësimit nëpër vende të jashtme janë dhënë tri pas liberalizimit të vizave, ndërsa në këtë muaj janë dhënë tri për kalim të mësimit mbrenda Kosovës tha Hoxha për Gazetën Blic.
Në këtë shkollë momentalisht vijojnë mësimin 421 nxënës, të cilat janë të ndara në 22 paralele të mësimit.