Lajme

50 mijë euro të ndara nga Qeveria për financimin e projektit për ujërat e zeza në Ferizaj

03/05/2024 15:34
nga:Sh R

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarjen e 50 mijë eurove për financimin e projektit “Trajtimi i Ujrave të Zeza” në Ferizaj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se marrëveshja mes tri palëve Kompania Rajonale e ujësjellësit “Bifurgacioni, BERZH si dhe Komuna e Ferizajt,kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e këtij projekti.

Poashtu Murati kërkoi që të miratohet kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë.

“Është nënshkruar marrëveshja e hua marrjes si dhe është nënshkruar marrëveshje për zbatimin e projektit në kuadër të tri palëve, Kompania Rajonale e ujësjellësit “Bifurgacioni”, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Komuna e Ferizajt,” ka thënë Murati.

Ndërkaq është propozuar që të ndahen 50 mijë euro.

“Në mënyrë që të procedojmë tutje me ratifikimin e marrëveshjes pra, si parakusht edhe të hapen kodet buxhetore, në këtë rast propozojmë që të ndahen 50 mijë euro në mënyrë që të procedojmë edhe ratifikimin e marrëveshjes në fjalë,” përfundoi Murati.