Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka debatuar në distancë me senatorin amerikan Bernie Sanders, rreth shifrave të qytetarëve pjesëmarrës në protestë.
“Në Shqpërinë e vogël, mbi 100 mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz, por shkatërrimtar për ambientin, të planifikuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari”, kishte shkruar Sanders.
Balla ka shkruar në platformën X se gjatë ditës së djeshme ishin rreth 2 mijë protestues, sipas tij, 50 herë më pa se numri të cilin e përmend senatori amerikan.
Dear Senator Sanders, everyday I follow that you love fighting each other a lot in the US politics, as we also do here in Europe and Albania. It’s a house of cards everywhere. You can for sure intervene into another country business, but since we are both NATO allies and… https://t.co/eaw7F27Uda
— Taulant Balla (@taulantballa) June 9, 2026


