Lajme

50 euro gjobë për këmbësorët të cilët kalojnë rrugën me telefon në dorë apo dëgjuese në veshë

04/04/2024 15:39
nga:Y I

Policia e Kosovës ka treguar se cilat janë gjobat për shoferët të cilën përdorin telefonat sa janë duke lëvizur me vetura e tyre në trafikun rrugor dhe për këmbësorët të cilët përdorin telefonin dhe mbajnë dëgjuese në veshë sa janë duke kaluar rrugën apo shiritin për biçikleta.

Policia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Sipas tyre, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë.

Policia përmes njoftimit ka bërë të ditur se edhe këmbësorëve iu ndalohet përdorimi i telefonit dhe dëgjuesve në veshë gjatë kalimit të rrugës, të shiritit, të shtegut të biçikletave ose të binarëve.

Njoftimi i plotë: