Sporti

50 ditë nga fillimi i kampionatit evropian “Euro 2020”

04/22/2021 17:19
nga:Lorik J

Kampionati Evropian “Euro2020” po pritet me padurim nga fansat e futbollit.

50 ditë kanë mbetur nga fillimi i kompeticionit të madh evropian për shtete, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky kompeticion do të fillojë saktësisht pas 50 ditëve, pra me 11 qershor.

Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë, e cila do të zhvillohet nga ora 20:00, në “Olimpico”.

Kjo garë do të luhet deri me 12 korrik, kur edhe do të luhet finalja e madhe.

/GazetaBlic Sport