Lajme

5 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë ndaj një personi për grabitje

12/23/2022 15:54
nga:N M

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar të pandehurin F.Z., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veper penale “Grabitja” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënimme burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro.

I pandehuri F.Z., akuzohet se me datën 27 tetor 2018 rreth orës 03:00, në pompën e derivative të naftës “A. P.” në fshatin Kramovik, në bashkëkryerje me të akuzuarit A. A. dhe Sh. Ll. të pajisur me armë zjarri dhe atë pushkë automatike AK-47 dhe revole, të maskuar shkojnë në pompën e derivateve të naftës “A. P.”, futen brenda në lokalin e pompës, fillimisht i pandehuri Sh. i pajisur me armë AK-47 më pas i pandehuri F. me një pistoletë dhe nën kërcenim e këtyre armëve i detyrojnë të dëmtuarit Sh. K. dhe R. S., punëtor në pompë që të shtrihen në tokë gjersa gjatë kësaj kohe të pandehurit nga arka marrin të holla të gatshme prej treqind (300) euro si dhe rreth njëqind (100) boksa cigare të llojeve të ndryshme e më pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të një pylli ku ndodhej duke i pritur i pandehuri A. A..

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Seksioni i Shkencave Shoqërore të ASHAK: Dokumenti i publikuar nga Mehmet Kraja nuk ishte i autorizuar