Sporti

5 skuadra nga Bundesliga do të jenë në Champions League sezonin e ardhshëm

05/19/2022 09:24
nga:Mergim Rreci

Eintracht Frankfurti ka siguruar trofeun e Europa League.

Skuadra gjermane triumfoi pas penalltive ndaj Rangers dhe kjo do të thotë se janë kualifikuar direkt për edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajm i madh është se 5 skuadra nga Bundesliga do të luajnë vitin tjetër në kompeticionin më të madh të futbollit evropian.

Bayern Munich, Dortmund, Leverkusen, Leipzig dhe Frankfurt do të jenë pjesë e grupeve të këtij kompeticioni.