Lajme

5 raste të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

09/18/2023 11:26
nga:N K

Në rajonin e Ferizajt, për një javë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, arrestohet një person një tjetër në kërkim, raporton Gazeta Blic.

2 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

“Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person i dyshuar për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje, 3 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa 1 person është në kërkim policor”, njofton Policia e Kosovës.