Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndaj kombëtares së Zvicrës me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund të Zurichut.
Kosova dhe Zvicra takohen në ballafaqimin miqësor sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Interesimi për këtë sfidë është mjaft i madh si nga ana e kosovarëve, ashtu edhe nga vendi mikpritës, që në këtë rast është Zvicra.
Zvicra është një kombëtare e respektuar, atje ku në 5 ndeshjet e fundit ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Kjo kombëtare ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar vetëm 2 gola gjatë këtyre 5 ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/


