Lajme

5 mijë qenë endacak në Prishtinë / Alban Zogaj: Si në SHBA e BE, qytetarët të adaptojnë qentë pas procedurave, ose të ndryshohet ligji që mundëson eutanazinë

03/10/2023 12:08
nga:N M

Nënkryetar i Prishtinës Alban Zogaj,ka folur edhe për një nga problemet, ndoshta më të mëdha që ballafaqohen qytetarët e Prishtinës e që janë qentë endacak, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se. që nga ardhja në pushtet e administratës së re, kanë bërë disa veprime në lidhje me qentë endacak. por kjo nuk është e mjaftueshëm.

Sipas tij, në Prishtinë janë mbi 5 mijë qenë endacak.

Ai ka thënë se duhet vepruar sikurse në SHBA , Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian, ku pas vaksinimit, sterilizimit të qenve, duhet bërë ftesë, qytetarëve që për një periudhë të caktuar të adaptojnë qentë e rrugëve.

Zogaj, ka thënë se në rast se as ky variant nuk “dhez”, duhet ndryshuar ligjin që mundëson vdekjen e kontrolluar të qenve apo eutanazinë.

“Tash janë bërë disa kalkulime kohëve të fundit, janë mbi 5 mijë qenë endacak në Prishtinë, është numër o madh i qenve endacak, kemi shpenzuar fonde solide serioze gjatë vitit 2022, në procesin kap sterilizo, vaksino dhe lësho prapë qenin në vendin ku e ke marr, pra kemi pasur procese të shpenzimit të fondeve për sterilizim dhe vaksinim që ata të jenë më pak të rrezikshëm për qytetarët. Meqenëse ligji nuk na lejon veprime të tjera. Kjo është e vetmja mundësi që kemi aktualisht. Kemi pasur edhe diskutime të tjera që të ndryshohet ligji, të paktën sikurse në BE dhe SHBA, Anglia, ku pas një kohe të caktuar kur kapet qeni, sterilizohet, vaksinohet hapet thirrje për familje, OJQ, që t`i adaptojnë qentë endacak dhe në qoftë se askush e merr qenin për një kohë të caktuar, atëherë me hy në proces të eutanazisë, sidomos për ata qe që janë në moshë ose të sëmurë, ky proces do ta zbuste problemin dhe do të kishte ulje të numrit të tyre, por ligji nuk na lejon”, thotë ai.

Po po, po e lexoni saktë, 130 mijë vetura hyjnë brenda ditës në Prishtinë, ky është plani i komunës sipas Alban Zogajt për kaosin në trafik